Lidhje

Hallouini - Festa e frikës


Ata që vizitojnë Amerikën nga fundi i tetorit mund të shohin diçka ndryshe... Në se shtëpitë nuk duken aq mikëpritëse sa duhet është për shkak të një fenomeni në rritje në Amerikë: festimi i Halloweenit. Në mbrëmjen e 31 tetorit fëmijët në mbarë vendin vishen me kostume dhe shkojnë shtëpi më shtëpi duke kërkuar karamele.

Festa e ka origjinën nga rituelet kelte ku njerëzit përpiqeshin të trembënin shpirtrat e këqinj. Në Shtetet e Bashkuara festimi i parë i Hallowinit është regjistruar në shtetit verior të Minnesotas në vitin 1921. Popullariteti i festës u rrit shpejt. Sipas Federatës Kombëtare të Shitjeve me Pakicë, gati dy të tretat e amerikanëve festojnë Hallowinin këtë vit, më shumë sesa gjysma që e festuan vitin e kaluar.

Ellen Davis, zëdhënësja e Federatës thotë se arsyeja është se njerëzit nuk e shohin këtë festë si thjesht një ditë e zakonshme. “Është një sezon i tërë, një muaj festë dhe kjo ka bërë që më shumë njerëz të marrin pjesë në aktivitetet me rastin e Hallowinit. Shohim më shumë biznese që hapin parqe argëtuese dhe aktivitete për Hallowinin.” Ferma Cox në Virginia është një nga këto vende. Qindra fëmijë shkojnë në fermë çdo ditë gjatë vjeshtës për të hipur në kuaj, për të luajtur dhe sigurisht për të zgjedhur kungullin e preferuar. Rritja e interesit për këtë festë nuk ka qënë aspak e frikshme për bizneset amerikane.

Konsumatorët besohet të kene shpenzuar gati 5 miliardë dollarë këtë vit për Hallowinin. Kjo shifër është gati 2 miliardë dollarë më shumë sesa vitin e kaluar. Këto para u shpenzuan kryesisht për të blerë kostumet, karamelet dhe zbukurimet. Zonja Davis thotë se Hollivudi pa dyshim ndikon në shumëllojshmërinë e kostumeve. “Kostumi më i preferuar për vajzat këtë vit është princesha kurse për çunat pirati. Shohim se kultura popullore duket të ndikojë në atë që shumë nga ne duam të jemi për Hallowin dhe këtë vit për shkak të filmit Piratët e Karaibeve shumë fëmijë kërkojnë të vishen si piratë.”

Edhe kopshti zoologjik në Washington po merr pjesë në festime. Matt Olear, zëdhënësi i kopshtit thotë se kanë shitur 18 mijë bileta për ngjarjen e tyre të përvitshme të Hallowinit, ku fëmijët e veshur me kostumet e rastit, nuk janë të vetmit që marrin karamele.“I japim kunguj elefantëve, hipopotanëve dhe disa kafshëve të tjera. Kurse këtu në kopshtin e majmunëve ata marrin karamele.” Dhe fëmijët gjithashtu mund të sillen si kafshët. Nat sound roar Nat sound elephant noise Por më e rëndësishmja në Hallowin është që të gjithë argëtohen, argëtim që shoqërohet me pak frikë.

XS
SM
MD
LG