Lidhje

Presidenti Bush dëshiron që bisedimet shumë palëshe me Korenë e Veriut të rifillojnë sa më parë


Presidenti Bush tha se dëshiron që bisedimet shumë palëshe me Korenë e Veriut të rifillojnë sa më parë që të jetë e mundur, pasi Pheniani ra dakord të kthehet në bisedime.

Presidenti Bush u tha dje gazetarëve në Uashington se do të dërgojë 2 zyrtarë të lartë të departamentit të shtetit në rajon për të diskutuar strategjinë për fillimin e bisedimeve. Në të njëjtën kohë, zoti Bush tha se do të sigurohet se zbatohen sanksionet e tanishme të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut.

Presidenti tha se do që bisedimet të kenë sukses dhe shtoi se shpreson që udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Il, është i sinqertë në dëshirën e tij për t’u ktheyr në bisedimet 6-palëshe.

Koreja e Veriut tha dje se do t’u rikthehet bisedimeve me kushtin që heqja e sanksioneve financiare të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të jetë temë diskutimi në negociata. //ze//

XS
SM
MD
LG