Lidhje

Shpërthimet në Bagdat shkaktojnë 13 viktima


Zyrtarët irakianë thonë se sulmet dhe shpërthimet në Bagdad shkaktuan vdekjen e të paktën 13 personave mes së cilëve civilë, policë dhe ushtarë irakianë.

Policia njoftoi gjithashtu se kishte gjetur 10 trupa në rrugët e Bagdadit dhe në lumin Tigër.

Zyrtarët e spitalit thanë se 12 persona të tjerë humbën jetën nga plagët e marra nga sulmi i djeshëm me bombë në një dasëm shiite në Bagdad duke e çuar numrin e viktimave në 23.

Në veri të Bagdadit, policia irakiane thotë se po vazhdon kërkimet për të paktën 30 shiitë që besohet të jenë rrëmbyer në një rrugë kryesore.

Ushtria amerikane thotë se 104 trupa amerikane u vranë në luftime në Irak në tetor, muaji i katërt më vdekjeprurës për ushtarët amerikanë që nga fillimi i luftës në vitin 2003.

XS
SM
MD
LG