Lidhje

Gjermania hedh poshtë kërkesën e një grupi serbësh për kompensim ndaj sulmit të NATO-s


Në Gjermani gjykata më e lartë federale e apelit vendosi që viktimat e një sulmi ajror të Natos në vitin 1999 kundër një fshati serb nuk mund të kërkojnë kompensime nga Gjermania. Gjykata Federale e Drejtësisë në Karlsruhe hodhi sot poshtë kërkesat për kompensim të 35 të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave.

Familjarët kërkonin kompensime prej më shumë se 600 mijë dollarësh nga qeveria gjermane për sulmin ajror mbi një urë hekurudhore në Varvarin, që i kushtoi jetën 10 civilëve dhe plagosi 17 të tjerë. Avionët e Natos bombarduan urën gjatë ceremonive me rastin e një feste ortodokse. Avionët gjermanë nuk morën pjesë të drejtpërdrejtë në këtë sulm ajror, por aktpadia argumentonte se trupat gjermane në radhët e Natos ndihmuan në përzgjedhjen e objektivave.

Gjykata doli në përfundimin se, në bazë të ligjit ndërkombëtar, vetëm shtetet, dhe jo individëd, mund të kërkojnë kompensime nga një shtet. Ajo tha gjithashtu se kompensim-kërkuesit nuk kishin të drejtë të ngrinin pretendime ndaj Gjermanisë, sepse sulmi nuk ishte i ushtrisë gjermane.

XS
SM
MD
LG