Lidhje

SHBA: Sondazhet tregojnë se shumica ka në plan të votojë për demokratët


Një anketë e re në shkallë kombëtare tregon se shumica e votuesve planifikojnë të mbështesin demokratët në zgjedhjet amerikane të javës së ardhshme, kryesisht për shkak të zemërimit rreth luftës së kryesuar nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Anketa e Nju Jork Times-it dhe CBS-it, e cila u bë publike sot tregon se 52 përqind e votuesve të regjistruar thonë se do të votojnë për demokratët, ndërsa 33 përqind thonë se do të përkrahin republikanët.

Anketat tregojnë se votuesit besojnë se demokratët do t’i japin fund apo do të reduktojnë numrin e trupave amerikane në Irak.

Një anketë e re nga Reuters/Zogby tregon se demokratët kryesojnë në 6 vende të senatit ku kandidojnë republikanët. Demokratëve u duhen pesë vende në Senat për të fituar shumicën.

Demokratët shpresojnë të marrin kontrollin e njerës apo dy dhomave të kongresit në zgjedhjet e 7 nëntorit. Por presidenti Bush thotë se ka besim që republikanët do të vazhdojnë t’i mbajnë të dy dhomat e kongresit.

XS
SM
MD
LG