Lidhje

Irak: 40 vetë vriten ose gjenden të vdekur në Bagdad


Shpërthime të rënda dhune vazhduan edhe dje në Irak, ku u vranë ose u gjetën të vdekur të paktën 40 vetë. Incidenti më i rëndë ndodhi në lagjen Sadr të Bagdadit, ku shtatë vetë humbën jetën dhe 45 u plagosën kur një motorçikletë e ngarkuar me eksploziv shpërtheu në një treg të qytetit.

Sulmi u krye disa ditë pasi Kryeministri i Irakut, Nouri al-Maliki, tha urdhër për heqjen e një bllokade amerikano-irakiane sigurimi në Sader, kryeqendra e komunitetit shiit. Blokada ishte pjesë e një operacioni për kërkimin e ushtarit amerikan me prejardhje irakiane, që u rrëmbye javën e kaluar. Ushtria amerikane thotë se bisedimet për lirimin e ushtarit vazhdojnë.

Nga sulme të tjera, ushtria amerikane thotë se tre ushtarë të koalicionit u vranë kur makina e tyre ndeshi në një bombë në anë të rrugën në pjesën lindore të Bagdadit. Në një njoftim tjetër, ushtria thotë se një marins amerikan vdiq nga plagët që mori gjatë luftimeve në Provincën Al-Anbar dje.

XS
SM
MD
LG