Lidhje

"Santa Klaus 3" hap sezonin e filmave dimërorë


Me afrimin e sezonit të festave dimërore, Walt Disney nxjerr sot në kinema pjesën e tretë të komedisë Santa Clause 3. Festa e Krishtëlindjeve ka bërë që aktori Tim Allen të vesh kostumin e Baba dimërit për të tretën herë nën shoqërinë e komedianit Martin Short dhe nën regjinë e Michael Lembeck. Në këtë episod i cili pritet të jetë i fundit i aktorit Tim Allen, i cili luan rolin e Scott Calvin, një njeriu të thjeshtë por që gjithashtu është edhe Santa Claus, i duhet të mbajë balancën mes familjes së tij dhe detyrës si Baba dimëri. Në skenë shfaqet edhe Jack Frost, luajtur nga Martin Short, qëllimi i të cilit është prishja e festës dhe zbulimi i vendit sekret në Polin e Veriut. Duke rrezikuar nxjerrjen e sekretit se ku gjendet vendi i Santa Klausës në Polin e Veriut, Scott fton prindërit e gruas për sezonin e festave dhe lidjen së shpejti të baby Claus.

Nga një komedi tek tjetra. Por kësaj radhe bëhet fjalë për filmin me animacione ‘Flushed Away” që kompania Dreamworks nxjerr sot në kinema,i cili flet për historitë që përjeton një mi pasi është përbirë nga banjoja. Një paraqitje mjaft e veçantë për aktorët dublues të zërave. Hugh Jackman dhe Kate Winslet rrëshqitën në tualetin e improvizuar në premierën e filmit në qytetin e New Yorkut. Rrëshqitja i ngjau fatit që pësoi miu Roddy, zërin e të cilit dublon Jackman. Ai është një mi me fat dhe i pasur që jeton në një lagje të pasur të Londres. Por jeta e tij ndryshon kur një mi tjetër e hedh në banjo dhe vorbulla e ujit e merr atë me vete. Pas incidentit Roddy takohet me miushen Rita, luajtur nga Winslet, e cila i prish mendjen për tu kther në jetën e tij të mëparshme.

Yjet nga fushat e modës, politikës dhe filmit morën pjesë para pak ditësh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga revista prestigjoze Glamour për “Gratë e Magjishme të Vitit”. Ky është përvjetori i 17-të që revista e modës “Glamour” zhvillon ceremoni extravagante për të nderuar gratë e jashtëzakonshme nga mbarë bota që kanë dhënë kontributin e tyre. Fituesit e çmimeve lejohen të zgjedhin personin që u dorëzon atyre trofenë.

Queen Latifah u nderua me çmimin për Gruan Model të Vitit dhe kërkoi që Catherine Zeta-Jones, me të cilën luajti në filmin “Chicago” ti jepte asaj trofenë.

Majorja Tammy Duckworth, e cila humbi të dy këmbët në vitin 2004 në luftën në Irak u nderua me çmimin Patriotja e Vitit, në emër të të gjitha grave dhe burrave në forcat e armatosura.

Laurie David, gruaja e krijuesit të komedisë “Sienfeld” dhe “Curb Your Enthusiams, Larry David dhe producentja e dokumentarit të suksesshëm të Al Gorit për ngrohjen globale u nderua me çmimin “Engjulli i Tokës” si aktiviste për ambjentin.

Një tjetër grua që u nderua në ceremoni ishte edhe aktorja Sandra Bullock, për kontributin e madh monetar që ka dhënë ajo mes të tjerash për ndihmën ndaj viktimave të New Orleansit si dhe për ndërtimin e shkollës më të vjetër të qytetit të shkatërruar nga Uragani Katrina.

Ndërkohë, Reese Witherspoon dhe Ryan Phillippe, të cilët e filluan vitin në gjendje të lartë emocionale pas fitimit të çmimeve Oscar, i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Publicistja për aktorët njoftoi para pak ditësh lajmin e hidhur dhe i kërkoi medias që të respektonte privacinë e yjeve dhe të fëmijëve të tyre. Deri tani nuk ka njoftime për arsyen e ndarjes. 30 vjeçarja Witherspoon dhe 32 vjeçari Phillippe kanë dy fëmijë, vajzën Avën të lindur në vitin 1999 dhe djalin Deacon të lindur në vitin 2003. Çifti që luajti në filmin e vitit 1999 “Cruel Intentions” u martua po atë vit. Në qershor aktrja fitoi çmimin Oscar për rolin e June Carter Cash në filmin “Walk the Line”. Ndersa Phillippe lujati në filmin fitues të çmimit Oscar “Crash” dhe luan në filmin e ri që sapo ka dalë “Flags of Our Fathers”...”Flamurët e Baballarëve Tanë”

XS
SM
MD
LG