Lidhje

Kryeministri irakian bën thirrje për qetësi para shpalljes së dënimit të Sadam Huseinit


Kryeministri irakian Nuri al-Maliki bëri thirrje për qetësi para vendimit që pritet sot në gjykimin e ish presidentit irakian Sadam Husein.

Zoti Maliki tha se shpreson që Sadami të marrë atë që ish-udhëheqësi meriton për krimet e tij kundër popullit irakian.

Iraku po përgatitet për plasje dhune si pasojë e vendimit. Forcat e armatosura janë në gatishmëri të lartë, dhe në Bagdad dhe dy provinca përreth është vendosur ndalim qarkullimi.

Sadami dhe shtatë të pandehur të tjerë akuzohen se kanë dhënë urdhër për vrasjen e rreth 150 shiitëve nga fshati Duxhail pas një tentavivë vrasjeje kundër Sadamit në vitin 1982. Nëse gjendet fajtor, Sadami mund të dënohet me vdekje.

XS
SM
MD
LG