Lidhje

Hungarezët kujtojnë 50 vjetorin e shtypjes së kryengritjes kundër ish-Bashkimit Sovjetik


Hungarezët e kujtuan 50 vjetorin e shtypjes së kryengritjes së tyre kundër ish-Bashkimit Sovjetik me protesta paqësore në Budapest.

Rreth 20 mijë vetë marshuan në rrugët e kryeqytetit hungarez me fanarë të ndezur në duar, në shenjë respekti ndaj 2 mijë e 800 viktimave të kryengritjes së vitit 1956.

Policia ishte vënë në gjendje gadishmërie pas protestave të dy javëve më parë, kur iu desh të përdorte gazin lotsjellës, pompat e ujit dhe shkopinjtë e gomës kundër qindra protestuesve. 167 vetë u plagosën gjatë protestave.

Protestat filluan në muajin shtator, me kërkesën për dorëheqjen e Kryeministrit Ferenc Gyurcsany, pas publikimit të një regjistrimi, ku ai pranonte se kishte gënjyer për gjendjen ekonomike të vendit, gjatë fushatës për rizgjedhjen e tij.

XS
SM
MD
LG