Lidhje

BE: Turqia duhet të heqë kufizimet tregtare ndaj Qipros


Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se shanset e Turqisë për t’u antarësuar në Bashkimin Evropian do të vihen seriozisht në pikëpyetje nëse Ankaraja nuk heq kufizimet e tregtisë dhe transportit tranzit për Qipron. Komentet e zonjës Merkel u botuan sot në të përditshmen gjermane Seuddeutche Zeitung.

Udhëheqësja e Gjermanisë, e cila merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në janar, tha se duhet të futet në funksionim një marrëveshje për tregti të lirë me Qipron, në mënyrë që negociatat për antarësimin e Turqisë të vazhdojnë gjatë mandatit të saj.

Turqia nuk ka ratifikuar një protokoll me Bashkimin Evropian për të hapur portet dhe aeroportet për Qipron dhe autoritetet thanë në korrik se nuk do të ketë nënshkrim brenda këtij viti.

Në një raport javën që vjen, Komisioni Evropian pritet të kritikojë Turqinë masave ligjore kundër gazetarëve, studjuesve dhe disidentëve dhe për kundërshtimin për të hapur tregtinë me Qipron. //ad//

XS
SM
MD
LG