Lidhje

Shpallen akuzat ndaj 14 shqiptarëve në Malin e Zi


Autoritetet ne Mal të Zi akuzuan sot 14 shqiptarë, përfshi tre shqiptaro amerikanë, për plane për të destabiluzar këtë vend.

Kryeprokurorja e Malit të Zi, Vesna Medenica tha se të arrestuarit kishin plane për sulme terroriste dhe rajonalizimin me forcë të trojeve ku jetojnë shqiptarët në kete vend.

Grupi i shqiptarëve u arrestua më 9 shtator, një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Mal të Zi. Kryeprokurorja theksoi se ata kishin grumbulluar sasi të konsiderueshme armësh, municionesh, pajisje ushtarake dhe dokumente të falsifikuara me qëllim që të kryhen akte terroriste në Malësi.

Kryeprokurorja Medenica po ashtu tha se janë duke u bërë hetime rreth trajtimit të të arrestuarve nga policia. Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe Amnesty International, e kane kritikuar policinë malazeze për përdorimin e dhunës ndaj personave të burgosur

XS
SM
MD
LG