Lidhje

Çfarë mund të sjellë ndryshimi i kontrollit në Dhomën e Përfaqësueve?


Në se kandidatët e partisë demokrate fitojnë shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e 7 nëntorit për në kongresin amerikan, kjo parti do të fitonte kontrollin e komisioneve kryesore që mbikqyrin punën e qeverisë.

Një shumicë demokrate në një ose të dyja dhomat e Kongresit do të bëjë që republikanët të lëshojnë postet e lakmuara që lejojnë partinë e shumicës të hartojë planin e punës në kongres. Me anketat e opinionit që tregojnë se demokratët kanë më shumë shanse për të fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve me 435 anëtarë, vëmendja më e madhe e medias dhe fushata retorike e republikanëve është përqëndruar tek ligjvenësit që mund të drejtojnë komisionet kyçe aty, sesa në Senatin prej 100 anëtarësh.

Në se demokratët fitojnë kontrollin e Dhomës, ata do të zgjedhin drejtuesit e komisioneve dhe do të votojnë gjithashtu për Nancy Pelosin, që do të bëhej kryetarja e parë grua e Dhomës së Përfaqësuesve. Komisioni për Marrëdhëniet Ndërkombëtare ka të ngjarë të drejtohet nga ligjvënësi nga Kalifornia Tom Lantos, i njohur për fjalimet e tij të zjarrta në mbrojtje të të drejtave të njeriut, retorikën e ashpër ndaj regjimeve në Iran dhe Siri dhe mbështetjen e tij të fuqishme për Izraelin.

Në Komisionin e Shërbimeve të Armatosura, ligjvënësi Ike Skelton ka të ngjarë të përdorë aftësitë e tij drejtuese për t’u përqëndruar më shumë në shpenzimet Pentagonit për trupat dhe pajisjet amerikane si dhe për shpenzimet në Irak. Anëtar i Kongresit që nga viti 1976, ligjvenësi Skelton është bërë një nga kritikët më të ashpër të administratës për mënyrën e mbarëvajtjes së luftës në Irak.

Republikanët nga ana e tyre po mundohen të përshtaten me mundësinë që votuesit amerikanë t’i kthejnë ata në pakicë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe po i drejtojnë kritikat e tyre tek dy demokratët që do të drejtojnë dy nga komisionet më të fuqishme të Kongresit.

Ligjvënësi Charles Rangel nga Nju Jorku kritik i njohur i politikave ekonomike dhe të jashtme të administratës, pritet të drejtojë komisionin që merret me ligjet për taksat, dhe me disa programe të mëdha sociale, ndërsa ligjvenësi veteran prej katër dekadash, John Conyers nga Miçigani, pritet të drejtonte komisionin e Drejtësisë. Të dy, kanë qënë objektiv i fushatës së republikanëve dhe fjalimeve të presidentit Bush në mbështetje të kandidatëve të partisë së tij. "Personi që kërkon të drejtojë këtë Komision për demokratët thotë se kundërshton zgjatjen e shkurtimit të taksave. Ky fakt ka domethënie të madhe. Në se demokratët fitojnë, ata do të rrisin taksat," tha presidenti Bush.

Ligjvënësi Conyers ka qënë kritik i politikave të presidentit Bush në çështje që variojnë që nga informacionet e zbulimit të paraluftës e deri tek Akti Patriotik që i jep qeverisë më shumë pushtet për luftën kundër terrorizmit. Në vitin 2004 zoti Conyers drejtoi thirrjet e demokratëve për dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes Donald Rumsfeld lidhur me skandalin në burgun Abu Ghraib.

Përveç ligjvënësve Rangel dhe Conyers, një shumicë demokrate në Dhomë mund të sjellë ligjvënës të tjerë afrikano-amerikanë dhe një tjetër grua në poste të fuqishme. Si kryetare e mundshme e Komisionit të Regullave në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësja Louise Slaughter mund të kontrollojë tekstin e ligjeve para se ato të paraqiten për votë në Dhomën e Përfaqësuesve, porces për të cilin demokratët kanë akuzuar republikanët se kanë manipuluar për të miratuar me shpejtësi përparësitë e presidentit Bush pa shumë debate.

XS
SM
MD
LG