Lidhje

Podgoricë: Millo Xhukanoviç hedh poshtë kritikat serbe për takimin me Kryeministrin Çeku


Kryeministri malazez Millo Xhukanoviç hodhi poshtë kritikat serbe për takimin e tij të fundit me kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku, ndërkohë që shumica e popullsisë kosovare kërkon pavarësinë.

Zoti Xhukanoviç tha se ai nuk shihte ndonjë problem me takimin e javës së kaluar me Kryeministrin Çeku, duke ngulur këmbë se ata nuk kishin diskutuar për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Ai iu përgjigj komenteve të politikanëve serbë të cilët takimin e quajtën “thikë pas shpine” ndaj përpjekjeve të Serbisë për të parandaluar ndarjen e Kosovës. //az//

XS
SM
MD
LG