Lidhje

Forcat izraelite i japin fund ofensivës në Beit Hanun


Forcat izraelite i dhanë fund një ofensive njëjavore në qytetin e shkatërruar të Gazës Veriore, Beit Hanun, e cila shkaktoi vdekjen e më shumë se 50 palestinezëve, shumica e të cilëve ekstremistë.

Ndërsa mjetet e blinduara izraelite u larguan të martën nga qyteti, një tank qëlloi dy predha kundër shtëpisë së një ligjvënësi të Hamasit, i cili organizoi javën e kaluar një protestë me gra, e cila u dha mundësi dy kryengritësve të largoheshin nga një xhami e rrethuar nga forcat izraelite. Të paktën një person në shtëpinë e ligjvënësit njoftohet se është vrarë.

Izraeli thotë se ofensiva që shkaktoi luftimet më të ashpra në Gaza në më shumë se një vit, synonte pakësimin e kapacitetit të ekstremistëve, të cilët qëllojnë rregullisht me raketa në Izrealin Jugor.

Ndërkohë, fraksioni i presidentit palestinez, Mahmud Abaz, dhe grupi ekstremist në pushtet Hamas zhvilluan të martën bisedime për të dytën ditë në përpjekje për të krijuar një qeveri të unitetit kombëtar. //az//

XS
SM
MD
LG