Lidhje

Trajtim i ri i diabetit; Dieta e vazhdueshme me perime ndihmon kujtesën


Trajtim i ri i pasojave të diabetit

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti humbjet e gjymtyrëve përbëjnë një shqetëzim të vazhdueshëm. Por një procedure e re trajtimi duket se po i ndihmon këta të sëmurëve.

Ray Drogos vuan nga neuropathia, një komplikim i rëndë i diabetit. Qarkullimi i dobët i gjakut ka shkaktuar mpirje në pjesë të gjymtyrëve dhe një plagë në këmbën e tij është keqësuar si pa u kuptuar. Ai pohon se mjekët i thane se do t’u duhet t’i presin gjysmën e këmbës, ose gjithë këmbën deri tek kyçi e ndoshta deri tek gjuri.

Por këmba e tij nuk do të pritet falë një procedure të re trajtimi në qëndrën mjekësore Aleksian Brothers në Elk Grove të shtetit Ilinoi. Për të shmangur prerjen e këmbës, Roy i është nënshtruar një terapie intensive me oksigjen në këtë pajisje të mbyllur. Pajisja në formë cilindri është mbushur me 100 përqind oksigjen në një nivel më të lartë se atmosfera normale dhe pacienti rri i shtrirë në të.

Doktor Xhejms Pavlikovski thotë oksigjeni në një nivel të tillë koncentrimi është aktualisht ilaç. Ky oksigjen stimulon rritjen e venave të reja të gjakut dhe ndihmon mbylljen e plagës. Mjekët thonë se personat me diabet duhet t’i kontrollojnë këmbët e veta rregullisht dhe të shkojnë menjëherë tek mjeku nëse pësojnë ndonjë prerje ose çarje në lëkurë.

Dieta e vazhdueshme me perime ndihmon kujtesën

Dihet se perimet ndihmojnë shëndetin fizik. Por një studim i akademisë amerikane të neurologjisë zbulon një tjetër të mirë të perimeve. Perimet ndihmojnë edhe shëndetin mendor, thuhet në studim.

Shkencëtarët vëzhguan rreth 3 mijë e 700 pensionistë në zonën e Çikagos, të cilëve iu kërkua që të shënon si në një ditar se çfarë ushqimesh përdornin gjatë një dite. Pas 6 vjetësh, shkencëtarët krahasuan të dhënat e grumbulluara dhe vunë re se personat e moshuar që kishin përdorur perime tre here në ditë kishin pësuar një humbje të kujtesës me një ritëm 40 përqind më të ngadaltë se sa të tjerët që nuk kishin përdorur perime rregullisht.

Studimi tregoi gjithashtu se perimet jeshile si brokolli dhe spinaqi ishin më të efektshme në këtë drejtim, por edhe perime të tjera si kungulli, karrota, patllexhani gjithashtu përmbanin vlera premtuese. Ekspertët thonë arsyeja që perimet ndikuan kaq pozitivisht në forcimin e kujtesës mund të jetë se ato janë të pasura me vitaminë E.

Çuditërisht, studimi tregoi se përdorimi i frutave nuk ndikon në ruajtjen e kujtesës. Për të vërtetuar të gjitha këto të dhëna, nevojitet punë e mëtejshme kërkimore. Megjithatë, studimi tregon se ngrënia e perimeve, 3 deri 5 herë në ditë ndikon pozitivisht në shëndetin mendor.

XS
SM
MD
LG