Lidhje

Mesazh në internet: Kryengritësit po shënojnë përparime në Irak


Në një mesazh fonik që mendohet të jetë nga al-Qaida në Irak thuhet se grupi në fjalë ka mobilizuar 12 mijë luftëtarë në atë vend.

Në mesazh, drejtuesi i grupit Abu Hamza al-Muhajir, e kritikon ashpër presidentin Bush dhe thotë se kryengritësit po shënojnë përparime në Irak. Ai thotë se luftëtarët nuk do të ndalen derisa të hedhin në erë Shtëpinë e Bardhë.

Vërtetësia e mesazhit, që doli sot në internet, nuk mund është provuar ende. Po sot, ushtria amerikane bëri të ditur se pesë pjestarë të forcave amerikane vdiqën dje, katër nga të cilët nga a plagët e marra në përpjekje.

Dje, ministri irakian i shëndetësisë Ali al-Shemari, tha se sipas përllogaritjeve rreth 150 mijë civilë dhe policë janë vrarë në luftime që nga ndërhyrja amerikane në mars të vitit 2003.//lk

XS
SM
MD
LG