Lidhje

Shqipëri: Opozita kritikon projekt-buxhetin për vitin 2007


Opozita e konsideroi sot mjaft shqetësuese panoramën ekonomike që i ofrohet vendit me projektin e buxhetit të paraqitur nga qeveria. Përfaqësuesit e të gjithë forcave të majta u mblodhën sot për të debatuar rreth shifrave premtuese të ofruara nga shumica, shifra të cilat u cilësuan thejsht si një demagogji dhe lloj numrash të cilat do t’i bëjnë shqiptarët më të varfër dhe me më pak mundësi punësimi.

Kryetari socialist Edi Rama foli për një ekonomi me ritme 5 përqind të rritjes, përkundrejt premtimit të qeverisë për 6 deri 8 përqind, për një rritje të kostos së jetesës e cila sipas tij zbeh rritjet e pagave apo pensioneve. Edhe rritja e të ardhurave e cila mbahet nga qeveria si një nga fitoret më të mëdha krahasuar me periudhën socialiste sipas zotit Rama po realizohet përmes dhunës dhe arbitaritetit ndaj sipërmarrësve.

Qeveria nga ana e saj ka parashikuar në buxhet një rritje të dndjeshme të investimeve vecanërisht në infrastrukturë, por opozita u ndal në shifrat e këtij viti ku sipas saj investimet janë realizuar deri tani jo më shumë se 50 përqind. Një fakt i pranuar nga qeveria por i justifikuar me kujdesin e treguar në procesin e tenderimeve duke premtuar realizimin e tyre brend vitit. Por sipas opozitës po kërkohet që kontraktorët të deklarojnë punë të pakryera në mënyrë që të mos digjen fondet.

Kryetari socialist Edi Rama tha se qeverisja e keqe i ka kushtuar shqiptarëve të paktën 760 milion euro:

"Mosrelizimi i investimeve publike, frenimi i investimeve të huaja që janë në nivelin më të ulët qysh nga viti 1997, klima abuzive ndaj biznesit, mos privatizimi i Albtelekomi, mosadresimi i problemit të duopolit në telefoninë mobile, frenimi i ndërtimit të TEC-it të Vlorës, shkarkimet dhe emërimet politike në administratë, prokurorimi i çmimit të energjisë elektrike me dyfishin e cmimit të një viti më parë si dhe disa aspektë të tjera përbëjnë një dëm ekonomik që kjo qeveria i ka shkaktuar shqiptarëve të barabartë me rreth 700 milion euro".

Po ashtu opozita denoncoi edhe faktin se sipas saj premtimi për shkrutimet në administratë ka qenë thjesht një demagogji:

"Në buxhetin e vitit 2007 parashikohet një nuëmr i nëpunësve të dministratës aq sa kishte para se qeveria dhe koalicioni aktual të vinin në krye të vendit, 110 mijë punonjës. Pra të gjitha shkurtimet e bëra përmes propagandimit të qverisë së vogël dhe nevojës për një qeveri të vogël rezultojnë me shifra tashmë, as më shumë dhe as më pak por spastrime të pastra politike."

Nga ana e saj qeveria ka mbështetur fort idenë se buxheti për vitin 2007 jo vetëm që do të rrisë ritmet e zhvillimit ekonomik por edhe se si ansjëherë tjetër do të shtohen ndjeshëm investimet dhe të ardhurat. Qeveria në këtë rast ka dhe mbështetjen e fondit monetar. Misioni i fundit në Tiranë deklaroi se . Zhvillimet makroekonomike janë në linjë me parashikimet e mëparshme dhe performanca fiskale është e qëndrueshme. Autoritetet kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar Buxheti i 2007 bazohet në parashikime realiste për të ardhurat që përfshijnë dhe kontigjenca të përshtatshme për të mbrojtur investimet prioritare

XS
SM
MD
LG