Lidhje

Gjendet një varri i ri masiv në Bosnje-Hercegovinë


Ekspertë të mjekësisë ligjore në Bosnje thonë se kanë gjetur një varr të ri masiv në Bosnje-Hercegovinën verilindore me eshtra të viktimave të masakrës së Srebrenicës në vitin 1995.

Zyrtarë të Komisionit boshnjak për personat e zhdukur thonë se eshtrat e të paktën 23 viktimave të masakrës janë zhvarrosur që kur u zbulua varri para disa ditësh në një qytet në veri të Srebrenicës.

Agjencia e lajmeve Associated Press citon zyrtarët, sipas të cilëve ky është varri i shtatë i gjetur në fshatin e Snagovos.

Në korrik të vitit 1995, ushtarë serbë të Bosnjes vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë, duke shpërfillur një deklaratë të Kombeve të Bashkuara sipas së cilës Srebrenica ishte një zonë ku mund të strehoheshin civilët myslimanë. Ngjarja u konsiderua masakra më e rëndë në Evropë që kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG