Lidhje

Liban: Kryeministri nuk pranon dorëheqjet e pesë anëtarëve shiitë të kabinetit


Kryeministri i Libanit, Fuad Siniora nuk i pranoi dorëheqjet e pesë anëtarëve shiitë të kabinetit, katër anëtarë të grupit militant Hezbollah dhe një aleat pro-sirian. Në deklaratën e tij zoti Siniora tha se dëshiron që ministrat të qendrojnë në qeveri.

Të pesë ministrat dhanë dje dorëheqjen pasi qeveria kundërshtoi një kërkesë për t’i dhënë grupit Hezbollah dhe aleatëve të tij një rol më vendimtar në qeverinë e udhëhequr nga sunitë.

Udhëheqësit anti-sirianë e hodhën poshtë kërkesën e grupeve shiite, që kërcënuan se do të organziojnë demonstrata masive në qoftë se nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Udhëheqësi i krishterë libanez, Michel Aoun, tha se nuk kishte plane për bisedime të mëtejshme për këtë çështje. Disa udhëheqës politikë u përpoqën të lehtësojnë shqetësimet për trazira të mundshme publike për shkak të vendimit.

XS
SM
MD
LG