Lidhje

Roja bregdetare italiane bllokon një gomone që dyshohet të ishte nisur nga Shqipëria


Roja bregdetare italiane bllokoi në brigjet e Leçes një gomone që dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria duke sekuestruar rreth 150 kg bimë narkotike hashashi. Burimet zyrtare italiane thanë se një shtetas shqiptar nga Vlora u arrestua pranë vendit të ngjarjes ku gomonia u gjet e braktisur dhe gjysëm e fundosur në ujrat e detit.

Policia e Vlorës tha sot se kreu pas shkëmbimit të informacionit me palën italiane disa kontrolle në qytetin e Vlorës, duke përshirë edhe banesën e personit të arrestuar. Por sipas polcisë së Vlorës nuk janë gjetur ende shenja të organizimit të një trafiku të drogës. Policia e Vlorës në bashkëpunim me rojën bregdetare italiane tha se po kryen edhe kontrolle në hapësirën detare mes Italisë dhe Shqipërisë.

Disa kohë më parë po në brigjet italiane ishte bllokuar nje mjet shqiptar lundrimi që transportonte emigrantë të paligjshëm. Për rastin ishte hetuar në të dy vendet dhe disa persona u arrestuan për organizimin e trafikut të emigrantëve.

XS
SM
MD
LG