Lidhje

Presidenti Bush nderon veteranët e ushtrisë amerikane


Presidenti Bush nderoi veteranët e ushtrisë amerikane duke vënë një kurorë tek Varri i Ushtarit të Panjohur gjatë një ceremonie në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, pranë kryeqytetit Uashington.

Në ceremoninë me rastin e Ditës së Veteranëve ishin të pranishëm edhe udhëheqës të organizatave të veteranëve e zyrtarë të tjerë.

Këtë ditë nderohen ata që kanë shërbyer në ushtrinë amerikane. Ceremonia filloi fiks në orën 11:00 të ditës së 11-të të muajit të 11- të vitit, kohë kur në vitin 1918 hyri në fuqi armëpushimi i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Në fjalën e tij, zoti Bush tha se në këtë datë nderohen 24 milionë amerikanë të vdekur a të gjallë, që kanë e kanë forcuar Amerikën me shembullin dhe sakrificën e tyre.

XS
SM
MD
LG