Lidhje

SHBA: Senatorë demokratë kërkojnë ndryshimin e kursit në Irak


Demokratë me peshë në senat thonë se përparësia e tyre në Kongres do të jetë ndryshimi i kursit në lidhje me Irakun.

Senatori Carl Levin po bën thirrje për një tërheqje me faza të trupave nga Iraku e cila do të fillonte brenda katër deri në gjashtë muajve. Ai thotë se shpreson që republikanët do të bashkohen me demokratët në kërkesën drejtuar Presidentit Bush që t’i japë qeverisë irakiane mesazhin se Shtetet e Bashkaura nuk do të qendrojnë pambarimisht në Irak.

Senatorët Carl Levin dhe Joseph Biden thonë se do të ushtrojnë trysni ndaj irakianëve që të ndalin dhunën përmes zgjidhjes politike.

Shefi i personelit i Shtëpisë së Bardhë, Josh Bolten, thotë se administrata nuk është për një afat të caktuar për tërheqjen e trupave, por se mirëpret ide të reja.

Senatori Harry Reid, i cili pritet të bëhet kryetari i shumicës, bëri gjithashtu thirrje për një tërheqje të pjesshme të trupave dhe i tha televizionit CBS se duhet rigjallëruar programi për rindërtimin e Irakut.

XS
SM
MD
LG