Lidhje

Forcat amerikane ndërmarrin sulme ajrore në lagjet shiite të Bagdadit


Zyrtarë irakianë të sigurimit dhe qytetarë të Bagdadit thonë se forcat amerikane kanë ndërmarrë sulme ajrore në lagjet shiite të qytetit, duke vrarë pesë vetë. Sipas disa njoftimeve nga Bagdadi goditja ajrore amerikane në enklavën shiite të Shulës mund të ketë vranë deri në 9 vetë.

Një zëdhënës ushtarak amerikan tha se nuk mund të bënte komente për një operacion që vazhdon. Dje, policia irakiane gjeti trupat e 46 personave në Bagdat dhe përreth tij, shumica të torturuar në sulmet e dyshuara sektare.

Po në Bagdat, policia irakiane thotë se një autor sulmesh vetvrasëse hodhi veten në erë pranë një autobuzi në një lagje të banuar kryesisht nga shiitët, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 vetëve. Nga shpërthimi i një bombe në qytet u vranë dy ushtarë amerikanë.

Ndërkohë, komandanti amerikan në Lindjen e Mesme, gjenerali John Abizaid u takua me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki. Sipas një deklarate të qeverisë irakiane thuhet se gjenerali Abizaid riafirmoi angazhimin e Presidentit Bush për suksesin në Irak.

XS
SM
MD
LG