Lidhje

Persona të maskuar si policë rrëmbejnë dhjetra vetë në një ndërtesë qeveritare në Bagdat


Persona të armatosur, të veshur si komando të policisë irakiane, rrëmbyen dhjetra vetë në një ndërtesë qeveritare në Bagdad.

Fillimisht, zyrtarët thanë se ishin rrëmbyer rreth 100 persona, por më vonë, ata thanë se kjo shifër ishte ndoshta më e ulët dhe se të paktën 15 prej viktimave ishin liruar pa pësuar dëmtime. Policia tha se persona të armatosur i detyruan punonjësit e një instituti kërkimor të Ministrisë së Arsimit të Lartë të hynin në 20 makina dhe i morën ata me vete.

Ministria e Brendshme tha se ka arrestuar 5 oficerë policie lidhur me rrëmbimet. Zyrtarët thonë se mes të rrëmbyerve kishte edhe suni edhe shiitë, gjë që tregon se sulmi i sotëm nuk ishte i lidhur me dhunën sektare, por një sulm terrorist.

Po sot, në qendër të Bagdadit, policia irakiane tha se sulme të vecanta me makinë bombë lanë të vrarë të paktën 17 vetë dhe plagosën 25 të tjerë.

XS
SM
MD
LG