Lidhje

Ndahen çmimet ndërkombëtare të gazetarisë


Qendra Ndërkombëtare për Gazetarët po nderon gazetarë nga Shtetet e Bashkuara, Iraku, Kroacia dhe Kazakistani për arritjet e tyre të jashtëzakonshme.

Kjo organizatë i ndan çmimet sot në mbrëmje në Washington. Mes gazetarëve që nderohen është edhe drejtuesi i lajmeve në televizionin amerikan Bob Schieffer, që mori çmimin për arritje të larta në gazetari.

Me Çmimin e Kalorësit në Gazetarinë Ndërkombëtare u nderuan Shadha al-Jubori, korrespondentja kryesore e BBC-së për Irakun për punën e saj në Bagdad në pasqyrimin e luftës në Irak, si edhe redaktori i gazetës kroate Feral Tribune, Drago Hedl. Zoti Hedl u vlerësua për raportim kurajoz gjatë një periudhe ndryshimesh politike. Qendra për Gazetari Ndërkombëtare thotë se zoti Hedl ishte bërë objekt hetimesh nga shërbimet e fshehta civile dhe ushtarake të Kroacisë, për shkak të punës së tij.

Gazetarja uzbeke Bagila Bukharbayeva u nderua për kurajo në gazetari, për punën si korrespondente e agjencisë Associated Press për Azinë Qendrore. Asaj iu desh të largohej nga Uzbekistani për shkak të reagimit të qeverisë ndaj pasqyrimit të kryengritjes së Andixhanit në vitin 2005.//lk

XS
SM
MD
LG