Lidhje

Presidenti iranian zotohet përsëri të vazhdojë programin bërthamor


Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, u zotua edhe një herë se vendi tij do të vazhdojë programin bërthamor.

Zoti Ahmadinexhad the dje në një miting në qytetin perëndimor Sanandaj, se iranianët do të luftojnë deri në fund për të mbrojtur të drejtën bërthamore të vendit.

Në një raport konfidencial agjencia bërthamore e OKB-së tha ditën e martë se inspektorët e OKB-së kanë gjetur gjurmë plutoni në një vend mbetjesh bërthamore në Iran, një material që mund të përdoret për prodhim armësh.

Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, tha gjithashtu se Irani po vazhdon programin e pasurimit të uraniumit, një proces që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, ose në nivel më të lartë, mund të përdoret për prodhimin e bombës atomike.

Zyrtarët iranianë citohen të kenë thënë në mjetet shtetërore të informimit se raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore nuk përmban asgjë të re. //ze//

XS
SM
MD
LG