Lidhje

Thaçi: Zgjidhja për Kosovën nuk do të hapë dilema, por do t'i mbyllë ato

  • Intervistoi: Konda

Për të diskutuar mbi disa çështje që kanë të bëjnë me shtyrjen e propozimit të kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari,, Zëri i Amerikës intervistoi Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëri i Amerikës: Zoti Thaçi, siç e dëgjuam, zonja Di Karlo thotë se populli i Kosovës duhet të jetë i qartë për të ardhmen e tij... Nga takimet që keni patur në Nju Jork dhe në Washington këto ditë me zyrtarë amerikanë, a duket se është përvijuar një lloj vizioni më i qartë se cfarë forme do të ketë statusi i Kosovës?

Hashim Thaçi: Po, nga të gjitha takimet që kam pasur edhe në Nju Jork dhe me ambasadorin amerikan Frank Wisner, edhe në takimin e State Department dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe sot mbasdite me Nensekretarin amerikan të Shtetit, zotin Nik Burns këtu në Washington është proklamuar se për popullin e Kosovës, për zgjidhjen e statusit, duhet te kete qartësi. Mund të them se kam konfirmuar në të gjitha takimet se populli i Kosovës, politika kosovare, është e qartë: për Kosovën është vetem nje zgjidhje: Kosova shtet i pavarur dhe sovran. Prandaj, ne kemi marrë përgjegjësi si politikë kosovare, në kultivimin e stabilitetit, ruajtjen e paqes dhe të sigurisë, por edhe në anën tjetër, ne forcimin e unitetit shtetformues të politikës kosovare dhe thellimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe Unionin Evropian dhe me vende të tjera, në mënyrë që të përshpejtojmë nxjerrjen e vendimit për statusin politik të Kosovës, për Kosovën e pavarur dhe sovrane. Së shpejti pritet nxjerrja e rekomandimeve të Presidentit Marti Ahtisari; ato rekomandime do të konsultohen, por nuk do të ketë negociata të metutjeshme dhe pastaj do të propozohet Rezoluta e Këshillit të Sigurimit. Prandja, ne kemi kërkuar dhe kam kërkuar edhe këtu, në Washington, që të kemi qartësi në propozimin për rezolutën, që të mos kemi vetëm evitimin e rezolutës 12-44, por të kemi rezolute për Kosoven e pavarur, me sovranitete të plotë në tërë territorin e Kosovës dhe do të vazhdohet njohja e drejtpërdrejtë e vendeve, fillimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pastaj edhe nga vende të tjera, për Kosovën e pavarur dhe sovrane.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një organizatë e njohur, paralajmëronte javëne kaluar se zgjidhja që do të prorpozohet për Kosovën mund t’i ngjajë më tepër modelit të Bosnjes se sa marrëveshjes së Ohrit për Maqedoninë. A jeni ju i shqetësuar në një farë mase, se ajo që do të propozohet për Kosovën mund të jetë më pak se sa pavarësia e plotë që kanë kërkuar politikanët shqiptarë?

Hashim Thaçi: Zgjidhja e ardhshme për Kosovën nuk do të jetë një zgjidhje që hap dilema, por që mbyll dilema dhe që hap perspektive për Kosovën dhe qytetarët e saj, për stabilitetin në rajon dhe integrimet euroatlantike. As shembulli i Bosnjes e as shembulli i shembulli i Marrëveshjes së Ohrit nuk janë në përputhshmëri me realitetin kosovar. Natyrisht, ne kemi marrë disa elemente për formimin e pushtetit lokal nga Marrëveshja e Ohrit, si një zgjidhje që ka qenë e pranueshme dhe intergruese dhe, por asesi që të respektohet shembulli jo dhe aq i suksesshëm i Bosnjes. Vendimi për statusin politik të Kosovës që është marrë, është punë e kryer: Kosova do të jetë vend i pavarur, sovran, me mbikqyrjen civile ndërkombëtare, me prezencë të NATO-s.

Zëri i Amerikës: Megjithatë kjo mbetet të shikohte nga propozimi i zotit Ahtisari në Grupin e Kontaktit dhe në Këshillin e Sigurimit. Në se propozimi i zotit Ahtisari nuk do të ishte i pëlqyeshëm për ju, dmth për palën kosovare, a keni menduar ju se me çfarë propozimi tjetër do të dilnit?

Hashim Thaçi: Në Washington kam kërkuar fuqishëm, që procesi për përfundimin e statusit politik të Kosovës të amerikanizohet, në mënyrë që Amerika të luajë rolin e vet të rëndësishëm unifikues, por edhe ndikues në kuptimin më pozitiv, në bashkimin e vendeve evropiane për qëndrimin ndaj Kosovës dhe për qëndrimin ndikues tek autoriteet ruse, në mënyrë që të kemi një qëndrim ndërkombëtar për statusin politik të Kosovës, që ky qëndrim të jetë në përputhshmëri të plotë me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, për cka kam besim të plotë dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe tek autoritetet në Washington, se Washingtoni do të jetë aktiv dhe përcaktues në procesin për sttausin e Kosovës. Pra, jo vetëm që statusi do të jetë i pritshëm dhe i pëlqyeshëm për qytetarët e Kososvës, por do të jetë edhe në përputhshmëri me vullnetin e tyre.

Zëri i Amerikës: Grupi negociator i Kosovës është kritikuar nga publiku në Kosovë, por edhe nga ndërkomëtarët për një mungesë transparence në komunikimin me publikun, për mospërgatitjen e popullit me rezultatin e bisedimeve. A mbetet vend për përmirësim në këtë komunikim të grupit negociator për komunikimin me publikun në Kosovë?

Hashim Thaçi: Politika kosovare nuk është ngarkuar, apo nuk ka përgjegjësi për të përgatitur apo mos përgatitur opininon për vazhdimin e procesit, por ka obligim ta ndërtojë pavarësinë e Kosovës; prandaj, ekipi i unitetit, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, po në vecanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e bindur se do të arrijë qëllimin. Nuk është me rëndësi dita, ora, apo data e vendimit. Më rëndësi ka që kjo do të ndodhë mbas shumë pak javësh, brenda disa muajsh, e ky do të jetë vendimi që historikisht e kanë pritur qytetarët e Kosovës, që kanë sakrifikuar qytetatarët e Kosovës dhe tash do t’i kemi një pranim, një njohje ndërkombëtare për këtë vullnet, një njohje për Kosovën e pavarur, me sovranitet dhe tërë territorin e Kosovës dhe me Mitrovicë të bashkuar.

Zëri i Amerikës: Çështja e Mitrovicës - megjithëse zyrtarët kanë thënë se nuk do të ketë një ndarje të Kososës, megjithatë, ky rajon mbetet mjaft problametik. A ka vend për negociata, lidhur me çështjen e Mitrovicës?

Hashim Thaçi: Mitrovica është pjesë e territorit të Kosovës; Grupi i Kontaktit e ka konfirmuar disa herë se nuk do të ketë ndarje; tendencat për ndarje janë tendenca të rrezikshme për tërë stabilitetin në rajon, edhe për Preshevën, edhe për Maqedoninë, edhe për Sanxhakun dhe për hapësira të tjera të territorit të rajonit, dhe ne do të vazhdojmë si ekip i unitetit që të përgatitemi që të përgatitemi në aspektin politik dhe juridik, por edhe si qytetarë që të jemi të përgatitur për vendime për pavarësinë. Të nxjerrim sa më shpejt kushtetutën për shtetin e ri të ardhshëm të Kosovës, të punojmë për simbolet unifikuese shtetërore, por të punojmë edhe për ligjin zgjedhor, për zgjedhjet e lira dhe do të kemi shtetin e ri të Kososvës, qeveri të re, me lidership të ri, me perspektivë euroatlantike.

XS
SM
MD
LG