Lidhje

Bush dhe Presidenti i Koresë së Jugut diskutojnë mbi Korenë e Veriut


Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut thonë se janë dakord për nevojën e zgjidhjes paqësore të krizës bërthamore me Korenë e Veriut si dhe për parimet e rezolutës së Kombeve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj qeverisë së Phenianit.

Presidenti Bush dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Roh Moo Hyun u takuan sot në Hanoi gjatë pushimeve të sesionit të hapjes së takimit të nivelit të lartë të organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të vendeve të Azi-Paqësorit.

Shtetet e Bashkuara, Japonia, Rusia, Kina dhe dy Koretë janë angazhuar në bisedimet gjashtë-palështe për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Dje Presidenti Bush tha se do t’u bëjë thirrje vendeve të tjera të vënë plotësisht në zbatim sanksionet e miratuara ndaj Koresë së Veriut muajin e kaluar. Korea e Jugut ka thënë se nuk mund të marrë pjesë plotësisht në këtë nismë sigurie që kërkon inspektimin e anijeve të Koresë së Veriut.

Presidenti Bush mbërriti në Hanoi dje për takimin dy ditor të nivelit të lartë të APEC-ut, që filloi sot.

XS
SM
MD
LG