Lidhje

Kryenegociatori Ahtisari pritet ta paraqesë propozimin për statusin më 23 janar


Kryenegociatori Marti Ahtisari, pritet ta paraqesë propozimin e tij për statusin e Kosovës më 23 janar. Burime pranë zyrës së kryeministrit të Kosovës thanë sot se propozimi do t'u paraqitet në të njejtën ditë si Prishtinës, edhe Beogradit.

Zëdhënësja e kryenegociatorit Marti Ahtisari, i tha Zërit të Amerikës, se propozimi për statuin e Kosovës është formuluar tashmë, por palët e interesuara, Prishtina dhe Beogradi, ende nuk e dine.

Zonja Gjang, po ashtu nuk pranoi të konfirmojë datën kur kryenegociatori Ahtisari do të paraqesë propozimin, duke shtuar se zoti Ahtisari në njoftimin e tij për shtyrjen, ka përmendur zgjedhjet serbe, por jo formimin e qeverisë së re serbe.

Propozimi i kryenegociatorit Ahtisari do të shqyrtohet më parë në Grupin e Kontaktit dhe pastaj do t’i dorëzohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG