Lidhje

SHBA: Udhëheqësit e dy partive synojnë miratimin sa më parë të Sekretarit të ri të Mbrojtjes


Udhëheqësit e partive Demokrate dhe Republikane në Senatin e Shteteve të Bashkuara thonë se ata duan ta konfirmojnë sa më parë që të jetë e mundur kandidatin e Presidentit Bush për postin e Sekretarit të Mbrojtjes.

Robert Gates u takua dje në Kongess me disa senatorë, duke përfshirë kryetarin e ardhëshëm të shumicës, Harry Reid nga Nevada dhe udhëheqësin aktual republikan, Bill Frist nga Tennessee.

Senatori Frist tha se Komisioni i Senatit për Forcat e Armatosura do të fillojë seancat e konfirmimit për zotin Gates më 5 dhjetor. Ai tha se seancat e konfirmimit janë një përparësi kryesore për Senatin dhe se ai pret që procesi të jetë i shpejtë.

Edhe Senatori Reid tha se pret që zoti Gates do të konfirmohet, sepse Senati do “ndryshime në krye të Departamentit të Mbrojtjes sa më parë që të jetë e mundur”.

XS
SM
MD
LG