Lidhje

Presidenti Bush takohet me disa udhëheqës të vendeve të Azi-Paqësorit


Presidenti Bush u takua me disa udhëheqës botërorë për të diskutuar mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që po zhvillohet takimi i nivelit të lartë të Apecut.

Pas bisedimeve me kryeministrin japonez Shinzo Abe sot, Presidenti Bush tha se dy udhëheqësit shpenzuan një kohë të konsiderueshme duke diskutuar ambicjet bërthamore të Phenianit. Ai tha se të dyja vendet janë të angazhuara për arritjen e suksesit të bisedimeve gjashtë-palëve me Korenë e Veriut.

Në një diskutim të veçantë, Presidenti Bush nuk arriti të bindë Presindetin e Koresë së Jugut Roh Moo-hyun të mbështesë një nismë sigurimi që kërkon inspektimin e ngarkesave që futen në Korenë e Veriut. Megjithatë, dy udhëheqësit ranë dakord me aspektet bazë të rezolutës së OKB-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Phenianit lidhur me programin bërthamor koreano-verior.

XS
SM
MD
LG