Lidhje

Demokratët parashtrojnë objektivat e punës për Senatin amerikan


Udhëheqësi i ardhshëm i shumicës në Senatin amerikan, Harry Reid, thotë se demokratët kanë përcaktuar tre objektiva për të realizuar pas marrjes së Senatit nën kontroll në janar. Ato janë bashkëpunimi dypartiak, qeverisja e hapët dhe e ndershme, si dhe rezultate.

Senatori Reid mbajti fjalimin e javës për demokratët në radio, një javë e gjysëm pas fitores së kontrollit nga Partia Demokrate mbi të dyja dhomat e kongresit. Zoti Reid tha se demokratët duan të punojnë me republikanët për ngritjen e pagës minimale, shkurtimin e taksave për familjet punëtore, dhe shkurtimin e kostos në kujdesin shëndetësor dhe në arsim.

Ai tha gjithashtu se demokratët kanë në plan të gjejnë mënyrën për të stabilizuar Irakun dhe tërhequr trupat amerikane në atdhe.

Presidenti Bush është zotuar të punojë për gjetjen e pikave të përbashkëta me shumicën demokrate në Kongres gjatë dy vjetëve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG