Lidhje

Projekt-rezolutë e Senatit amerikan për Shqipërinë dhe 3 vende të tjera


Senati amerikan i ka kërkuar NATO-s të pranojë Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë dhe Gjeorgjinë si anëtare me të drejta të plota në aleancën Euro-Atlantike.

Projekt-rezoluta, e cila u miratua njëzëri parmbrëmë, autorizon gjithashtu t’i jepet ndihmë dhe forcë të katër vendeve për t’u anëtarësuar së bashku në NATO.

Senatori republikan Richard Lugar, kryetar i komisionit të senatit për marrëdhëniet me jashtë si dhe hartues i projekt-rezolutës, tha se anëtarësimi i Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Gjeorgjisë do të ishte një sukses për Evropën, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara nëpërmjet vazhdimit të zgjerimit të zonës së paqes dhe sigurisë.

Senatori Lugar, nëpërmjet një deklarate, vë në dukje përparimin e bërë drejt reformave nga Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia. Senatori Lugar e vë theksin tek kontributi që kanë dhënë në NATO 7 vendet që u pranuan para 3 vjetësh, Bullgaria, Estonia, Latvia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, duke i cilësuar disa prej këtyre vendeve si aleatët më të ngushtë të Amerikës në luftën globale kundër terrorizmit.

Ka ardhur koha përsëri, shtoi senatori Lugar, që Shtetet e Bashkuara të vihen në krye të përpjekjeve për t’u bërë thirrje aleatëve të tyre që të kërkojnë anëtarë të rinj, duke u ofruar Shqipërisë, Kroacisë, dhe Maqedonisë, anëtarësim në NATO. //ze//

XS
SM
MD
LG