Lidhje

Trupat izraelite vrasin dy palestinezë në Rripin e Gazës


Trupat izraelite qëlluan për vdekje dy palestinezë në incidente të ndryshme në Rripin e Gazës.

Zyrtarët izraelitë thonë se ushtarët hapën zjarr kundër një palestinezi të armatosur, i cili po u afrohej pozicioneve të tyre sot në Gazën veriore.

Gjetkë, forcat izraelite qëlluan një grup personash të dyshuar si ekstremistë, duke vrarë një djalë adoleshent. Tre palestinezë të tjerë u plagosën.

Gjatë natës, avionët luftarakë izraelitë qëlluan Gazën në kuadër të përpjekjeve për të ndalur sulmet me raketa kundër Izraelit.

Në një intervistë, Zëvendës-kryeministri i ri izraelit Avigdor Lieberman tha se Izraeli duhet të marrë nën kontroll kufirin ndërmjet Gazës dhe Egjiptit për të ndalur futjen e armëve.

Ndërkaq, fraksionet palestineze vazhdojnë bisedimet për të formuar një qeveri të re uniteti.

Udhëheqësit e grupit ekstremist Hamas dhe të Partisë Fatah po përpiqen të formojnë një qeveri të re të moderuar e cila do të pranohej nga Perëndimi. //ze//

XS
SM
MD
LG