Lidhje

Irani do të vazhdojë ndërtimin e një reaktori bërthamor me apo pa ndihmën ndërkombëtare


Kreu i progamit bërthamor të Teheranit thotë se Irani do të vazhdojë ndërtimin e një reaktori bërthamor me apo pa ndihmën ndërkombëtare.

Agjencia studentore iraniane citon Gholamreza Aghazadeh të ketë folur për një reaktor me ujë të rëndë në ndërtim e sipër në qytetin e Arakut.

Ai thotë se disa vende e kanë kundërshtuar thirrjen e Iranit për ndihmë teknike nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për energji Atomike. Por zoti Aghazadeh thotë se projekti do të vazhdojë edhe pa ndihmë.

Vendet perëndimore e akuzojnë Iranin se po kërkon të zgjerojë impiantet e tij bërthamore në përpjekje për të zhvilluar armë bërthamore. Irani e hedh poshtë pretendimin.

Dje, një zyrtar i lartë amerikan përsëriti thirrjen për sanksione ndërkombëtare për të bllokuar programin iranian për pasurimin e uraniumit.

Nënsekretari amerikan i shtetit, Nocholas Burns, tha se sanksionet duhet të vënë në shënjestër industrinë bërhtamore të Iranit, por jo prodhimin e naftës dhe gazit. //ze//

XS
SM
MD
LG