Lidhje

Rezolutë për Kosovën në parlamentin shqiptar


Në Shqipëri parlamenti miratoi sot një deklaratë mbi zhvillimet e fundit që lidhen me çështjen e statusit të Kosovës.

Deklarata i përmbahet qëndrimit të njohur të Shqipërisë për një shtet të pavarur, demokratik dhe europian të Kosovës në përputhje me aspiratat dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të saj. Parlamenti shqiptar rikonfirmon bindjen se zgjidhja e shpejtë e statusit final dhe respektimi i kritereve të mosndarjes dhe mosndryshimit të kufijve do të ndikonte pozitivisht në zgjidhjen e qëndrueshme e afatgjatë në Kosovë dhe sigurinë e stabilitetin në rajon.

Në deklaratë vlerësohen gjithashtu partitë politike, institucionet dhe opinioni publik në Kosovë për atë që cilësohet si një qëndrim i urtë dhe sjellje demokratike. Parlamenti shqiptar ka përshëndetur qëndrimin dhe angazhimin e komunitetit ndërkombëtar dhe deklaratat e grupit të Kontaktit se referendumi kushtetutes dhe zgjedhjet në Serbi dhe statusi i Kosovës janë cështje të pavarura nga njëra tjetra.

XS
SM
MD
LG