Lidhje

Irak: Përpjekje për atentat ndaj zyrtarëve qeveritarë


Në Bagdat, dy zyrtarë shiitë irakianë u shpëtuan sot atentateve të ndërmarra kundër tyre. Zëvendës ministri irakian i shëndetësisë, Hakim al-Zamily u tha gazetarëve se autokolonës së tij iu zu pritë në Bagdatin qendror dhe se dy nga rojet e tij personale u vranë.

Po sot, një bombë në anë të rrugës goditi autokolonën e ministrit Mohamed al-Oreibi në jug të Bagdatit pa shkaktuar viktima.

Dje, një tjetër zëvendësministër i shëndetësisë, Ammar al-Assafar, u rrëmbye nga shtëpia e tij në Bagdat. Ylli i televizionit irakian, satiristi Walid Hassan u vra sot ndërkohë që kalonte me makinë përmes kryeqytetit. Ai përdorte shpesh humorin therës për të ndihmuar njerëzit të harronin sadopak dhunën dhe hallet e përditëshme.

Në Bagdat, policia irakiane gjeti trupat e 14 njerëzve që mendohet se ishin rrëmbyer nga njerëz të maskuar si policë. Autoritetet thonë se viktimat, të cilët besohet se ishin arabë suni, ishin mes personave të kapur peng të dielën mbrëma.

XS
SM
MD
LG