Lidhje

Kryeministri Çeku paralajmëron kundër shtyrjes së pavarësisë


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku thotë se shtyrja e pavarësisë së Kosovës do t’i frenonte reformat politike në mbarë Ballkanin. Në një artikull të botuar sot në gazetën “Wall Street Journal”, zoti Çeku tha se shpresat që Kosova të jetë e pavarur janë të mëdha dhe shtoi se shumica shqiptare atje është “e etur për pavarësi”.

Beogradi e kundërshton me forcë pavarësinë e Kosovës, dhe i ka paralajmëruar vazhdimisht autoritetet e atjeshme kundër ndarjes nga Serbia. I dërguari i OKB-së për statusin duhet t’i kishte bërë rekomandimet deri në fund të vitit. Por ai e shtyu afatin për të ndihmuar politikanët e moderuar serbë në zgjedhjet e 21 janarit.

Zoti Çeku thotë se serbët e moderuar kanë kohë që e kanë humbur interesin te Kosova dhe te 90 për qind e popullsisë së saj, që është shqiptare. Ai thotë se “vetëm elementët që janë të dëshpëruar për një retorikë nacionaliste duket se shqetësohen për të ardhmen e Kosovës.” //rd//

XS
SM
MD
LG