Lidhje

Raporti i Pentagonit paraqit variante për Irakun


Sipas njoftimit të gazetës Uashington Post, një studim i Pentagonit do të rekomandojë shtimin për një kohë të shkurtër të trupave amerikane në Irak, pasuar nga një angazhim afatgjatë për sërvitjen e trupave irakiane që ato ta marrin vetë në dorë sigurimin.

Gazeta thotë se studimi do të dalë me tre variante ushtarake për Irakun. Varianti i parë parashikon shtimin e trupave, i dyti pakësimin e tyre por një angazhim më të gjatë në Irak ndërsa i treti parashikon tërheqjen e tyre.

Sipas Uashington Postit, rekomandimet e studimit ka mundësi të jenë një kombinim i varianteve të ndryshme, ku forcat amerikane do të shtohen me rreth 20 mijë deri në 30 mijë trupa për një periudhë të shkurtër për të ndihmuar në uljen e dhunës sektare. Pas kësaj, trupat do të shkurtohen nga niveli i tanishëm prej 140 mijë në rreth 60 mijë dhe do të kenë si detyrë stërvitjen e ushtrrisë irakiane.

Planifikuesit thonë se kjo do të kërkojë 5 deri në 10 vjet. Presidenti Bush tha sot në Indonezi se ai nuk ka vendosur nëse do t’i shtojë apo pakësojë trupat në Ira. Ai th se po pret të dëgjojë nga burime të ndryshme, duke përfshirë ushtrinë amerikane.

XS
SM
MD
LG