Lidhje

Perceptimi i shoqërisë shqiptare në rrugën drejt BE-së


Shumica dërrmuese e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin europian dhe ky qëndrim ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me dy vitet e shkuara. Në këtë përfundim ka dalë sondazh i katërt i përvitshëm i realizuar nga Instituti për marrëdhënie ndërkombëtare. Megjithatë vrojtimi ka nxjerrë sërish në pah një njohje jo të saktë të procesit, ku mbështetja e anëtarësimit lidhet kryesisht me përfitimet për lëvizjen e lirë drejt vendeve të Europës.

Në ndryshim nga tendenca ndaj mbështetjes për anëtarësim që ka shoqëruar rrugëtimin e vendeve të tjera të europës lindore drejt BE e cila ka qenë në rënie sa më shumë i është afruar finalizimit të integrimit, shqiptarët përkundrazi në vitin 2006 kanë rritur mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë. Sipas sondazhit të paraqitur sot nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare përqindja e mbështetjes është në 92,5 përqind, duke shënuar një ngritje të dukshme krahasuar me dy vitet e shkuara ku ajo ishte në nivelin e 84.9 përqind në 2004 dhe 83.9 përqind në 2005. Sipas autorëve të vrojtimit ky fakt mund të shpjegohet me nënshkrimin e marrëveshjes së Asocim Stabilizimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë në qershor të këtij viti. Megjithatë nënshkrimi i marrëveshjes nuk ka ndryshuar asgjë në pritshmërinë për ritmet e integrimit. Shumica mendojnë se procesi po përparon shumë ngadalë dhe besojnë se Shqipëria do të integrohet pas 10 ose 15 vjetësh. Madje edhe ata që besojnë në një integrim të shpejtë nuk mendojnë se kjo do të ndodhë para 10 vjetëve të ardhshme. Sipas autorëve të sondazhit ky është përcaktimi më pesimist i vlerësimit të ecurissë së procesit “shpejt” që është hasu që prej anketimit të parë në 2002. Mbështetja e madhe e shqiptarëve për anëtarësim cuditërisht vjen në një kohë kur ata vlerësojnë më pak se më parë përfitimet nga anëtarësimi, një prirje kontrdiktore që autorët e vrojtimit e shpjegojnë se faktin se shqiptarët nuk shohin ndonjë zgjidhje tjetër vec rrugës drejt Brukselit. Por kjo dukuri mund të shpjegohet dhe me mosnjohjen ende të plotë të procesit të integrimit gjë që dallohet qartë në sondazh edhe nga perceptimi apo arsyet për të cilat ata mbështesin anëtarësimin. Pjesa më e madhe e tyre e lidh këtë me dëshirën për t’i shpëtuar regjimit të rreptë të vizave për lëvizjen në vendet e europës, ndrësa zhvillimi i ekonomisë, forcimi i demokracisë dhe shtetit ligjor apo rritjë e standartit të jetesës rezultojnë si arsye më pak të forta. Njohuritë ende të cekta mbi procesin e integrimit dalin në pah edhe kur nnshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asocimit i ka shtyrë 49 përqind të të anketuarve të deklarojnë se Shqipëria është gati për anëtarësim apo 24 përqind besojnë se Brukseli do ta pranojë Shqipërinë para se ajo të jetë gati. Vlerësime të tilla bëhen shqetësuese kur shikon përgjigjet e administratës publike, kategorisë së prfshirë direkt në procesin e integrimit. Mbi 54 përqind e saj është shprehur se nuk e di nëse shqipëria është gati apo jo. Po ashtu administrata paraqet dhe mosnjohjen më të madhe mbi atë që përfaqëson marrëveshja e nënshkruar me Brukselin krahasuar me kampionin e përgjithshëm. Kështu mbi 54 përqind e nëpunësve shqiptarëve mendojnë se marrëveshja nuk sjell asgjë të vecantë dhe vetëm 6.6 përqind e velrësojnë atë ashtu sic është në të vërtetë, si një marrëdhënie kontraktore. Megjithatë mbështetja për anëtarësim në Be mbetet shumë e lartë, por kjo sipas Institutit për Studime ndërkombëtare nuk duhet kuptuar si një optimizëm i shfrenuar ndaj sfidve dhje kohëzgjatjes së procesit. Nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asocimit i bëriu shqiptarët të besojnë se vendi po ecën përpara, por kjo nuk i ndryshoi shumë pèerceptimet e tyre mbi Be apo procesin e integrimit, theksojnë autorët e sondazhit.

XS
SM
MD
LG