Lidhje

Shpërthim në një shkollë me nxënës serbë në Kamenicë


Policia në Kosovë konfirmoi sot shpërthimin e një granate në një shkollë në të cilën mësonin nxënës serbë në zonën e Kamenicës.

Policia tha se shpërthimi i cili shkaktoi vetëm dëme materiale por jo dëme në njerëz nuk kishte motive etnike, por ishte i ndikuar nga zhvillimet e fundit brenda për brenda shkollës.

Sipas zëdhënësit të policisë Veton Elshani, incidenti kishte të bënte me zgjedhjen e drejtorit të ri të shkollës. Zoti Elshani tha gjithashtu se incidenti i cili ndodhi në shkollën “Trajko Peric” të fshatit Rokotovë e Madhe, të komunës së Kamenicës, kishte të bënte me shpërthimin e një granate të vendosur në një stufë për ngrohje.

Policia ka intervistuar disa persona drejtues të shkollës, mësues dhe persona të tjerë si dëshmitarë të mundshëm. KFORi amerikan ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontrolluar të gjithë ndërtesën. Po kështu, njësiti i hetuesisë rajonale në Gjilan ka vazhduar me pyetjen e dëshmitarëve dhe identifikimin e rrethanave të këtij incidenti. //rd//

XS
SM
MD
LG