Lidhje

6 vende dhe BE-ja dakord të ndërtojnë reaktorin termobërthamor


Zyrtarët e gjashtë vendeve dhe ata të Bashkimit Evropian nënshkruan një marrëveshje të shumëpritur për ndërtimin e një reaktori termobërthamor në Francë.

Përfaqësues të Kinës, Indisë, Japonisë, Rusisë, Koresë së Jugut, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian e arritën marrëveshjen sot. Fjala është për ndërtimin e një reaktori me vlerë prej më shumë se 12 miliard dollarësh. Reaktori Eksperimental Termobëthamor Ndërkombëtar, i njohur me inicialet ITER, do të ndërtohet në Kadarash të Francës jugore.

Puna për ndërtimin e tij pritet të zgjasë më shumë se një dekadë. Reaktori do të shërbejë për kërkimin e një burimi alternativë energjie të pastër përmes eksperimenteve me teknologjitë termobërthamore, energji e cila do të zëvendësonte rezervat në rënie të naftës.

Reaksioni termobërthamor, i cili është rezultat i bashkimit të dy bërthamave atomike, është i ngjashëm me procesin që ndodh në Diell dhe në yje. Ai nuk prodhon gaze që shkaktojnë efektin serrë dhe lë mbetje të pakta radioaktive. //rd//

XS
SM
MD
LG