Lidhje

Takim Bush-Maliki për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë në Irak


Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Bush dhe kryeministri irakian, Nuri al-Maliki do të takohen javën e ardhshme në Jordani për të diskutuar rreth përmirësimit të gjendjes së sigurisë në Irak.

Në një deklaratë të përbashkët dje vonë, dy udhëheqësit thanë se do të takohen më 29 dhe 30 nëntor në Aman të Jordanisë.

Presidenti Bush dhe kryeministri al-Maliki thanë se përsëritën angazhimin e tyre për ndërtimin e një Iraku paqësor, demokratik dhe të sigurtë si dhe për forcimin e partneritetit të tyre dypalësh.

Po dje më parë, Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Sirisë të tregojë angazhim për vendosjen e sigurisë në kufirin me Irakun dhe të ndihmojë në ndalimin e vërshimit të luftëtarëve të huaj në atë vend.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar i bëri këto komente pak pasi Siria dhe Iraku rivendosën dje marrëdhëniet diplomatike pas një ndërprerjeje prej afro një çerek shekulli. //ze//

XS
SM
MD
LG