Lidhje

Amerikanët festuan ditën tradicionale të falenderimeve


Presidenti Bush u telefonoi disa pjesëtarëve të forcave të armatosura për t’u uruar Ditën e Falenderimeve dhe për t’i falenderuar për shërbimin e tyre. Në qytetin e New Yorkut, qindra-mijëra vetë pa marrë parasysh motin me shi dhe temperatura të ftohta u rreshtuan përgjatë Broduejit për të ndjekur fragmentet muzikore, skenat lëvizëse dhe ballonat me helium në paradën e përvitshme të qytetit që sponzorizohet nga kompania e njohur e shitjeve Macy. Presidenti Bush e kaloi Ditën e Falenderimeve në vendpushimin presidencial në malet jashtë kryeqytetit amerikan.

Bandat në Parkun Qendror të New Yorkut i dhanë shkëndijën fillimit të paradës së Macy-s për Ditën e Falenderimeve. Mijëra njerëz e ndoqën atë përgjatë rrugës së paradës nën shiun që bie, kurse miliona të tjerë përmes televizionit. Televizioni tërhoqi mjaft të tjerë që e kaluan pjesën tjetër të ditës duke ndjekur ndeshje të futbollit amerikan.

Dita e Falenderimeve thuhet se ka filluar në vitin 1621 kur kolonë britanikë festuan dhe ftuan indianët vendas në territorin që sot i përket shtetit verilindor të Massachussetts-it. Që atëherë ajo është kthyer në një ditë tradicionale kur pjesëtarë të familjeve mblidhen nga të gjitha anët e botës dhe të Shteteve të Bashkuara për festuar bashkë.

Presidenti Bush e kaloi ditën në vendpushimin presidencial Camp David. Në mesazhin për Ditën e Falenderimeve ai tha dje në Shtëpinë e Bardhë se amerikanët kanë qenë gjithmonë mirënjohës.

“Ditën e Falenderimeve dhe çdo ditë të vitit, amerikanët tregojnë mëshirë dhe kujdes dhe unë, tha Presidenti Bush, ju falenderoj për këtë. Ky është shpirti që nxit burrat dhe gratë t’u tregojnë udhën të rinjve, të ndihmojnë të moshuarit, të bëjnë të vetmuarit dhe ata që janë braktisur, të ndjehen mirë”.

Zoti Bush tha se amerikanët janë mirënjohës për prodhimet që arrijnë të ushqejnë të gjithë vendin dhe një pjesë të botës. Ai tha se amerikanët u janë mirënjohës për lirinë e tyre burrave dhe grave që i mbrojnë ata.

“Ne e duam vendin tonë. Dhe shembulli më i mirë i këtij devocioni është qytetari që ngrihet për të mbrojtur vendin. Pjesëtarët e ushtrisë sonë kanë hequr dorë nga rehatia personale për të na mbrojtur të gjithë ne të tjerëve. Kurajoja jonë, tha Presidenti Bush, na mban të lirë, sakkrifica e tyre na bën mirënjohës dhe karakteri i tyre na bën krenarë”.

Presidenti Bush kthehet në Washington të shtunën, para se të niset për në Estoni dhe Letoni, ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të vendeve anëtare të Natos.//ii

XS
SM
MD
LG