Lidhje

Kryeministri i Libanit u bën thirrje ministrave shiitë të kthen në kabinet


Kryeministri i Libanit, Fuad Siniora ka bërë thirrje për kthimin e pesë ministrave shiitë, që u larguan nga kabineti i Libanit në fillim të muajit të kaluar. Zoti Siniora tha dje se ministrat duhet të kthehen për të shprehur mendimet e tyre për çështje të rëndësishme për Libanin.

Ministrat janë anëtarë të grupit ekstremist Hezbollah dhe njëri prej tyre aleat i Sirisë. Ata dhanë dorëheqjen pasi qeveria e udhëhequr nga sunnitë refuzoi një kërkesë të shiitëve për t’i dhënë Hezbollahut dhe aleatëve të tij një rol më të madh në qeveri.

Po dje, qindra mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Bejrutit për varrimin e politikanit të vrarë anti-sirian, Pier Xhemajel. Ceremonia e varrimit u kthye në një manifesitm në mbështetje të koalicionit anti-sirian të Libanit që qeveris vendin.

Turma e njerëzve shprehu zëmërimin ndaj Presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, ndaj Presidentit pro-sirian të Libanit, Emile Lahoud dhe udhëheqësit të Hezbollahut, Sheikut Hassan Nasrallah.

XS
SM
MD
LG