Lidhje

Irani bie dakord të lejojë inspektorët ndërkombëtarë në një uzinë për pasurimin e uraniumit


Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së thotë se Irani ka rënë dakort të lejojë inspektorët ndërkombëtarë të hyjnë në një uzinë ku pasurohet uraniumi.

Muhamed El-Baradei tha dje se vendimi i Iranit do të thotë se ai po ndërmerr hapa në drejtimin e duhur. Megjithatë, ai tha se Teherani ende duhet t’i japë Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike një “sqarim të plotë” për programin bërthamor, duke përfshirë të dhënat dhe inspektimin e uzinave të tjera.

Po dje, agjencia bërthamore e OKB-së i mohoi Iranit kërkesën për ndihmë teknike për një reaktor plutoniumi për të cilin zyrtarët amerikanë thanë se mund të prodhojë material për armë bërthamore. Ambasadori amerikan Gregory Shutle tha se vendimi i agjencisë tregon se kërkesa është bllokuar përgjithmonë.

Diplomatë të tjerë në këtë agjenci thanë se mund të marrin përsëri në konsideratë ndihmën për reaktorin e Arakut në të ardhmen. Irani thotë se do të vazhdojë ta ndërtojë uzinën edhe pa ndihmën ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG