Lidhje

OSBE-ja dhe ODIHR-i kritikojnë vonesat në përgatitjet për zgjedhjet vendore në Shqipëri


Vonesat në përgatitjet për zgjedhjet vendore rrezikojnë arritjet e bëra nga Shqipëria në vitet e shkuara lidhur me procesin zgjedhor. Shqetësimi vjen nga një raport i misionit vlerësues të OSBE/ODIHR-it.

Ky mision ishte në Tiranë dy javë më parë ku takoi përfaqësues të qeverisë dhe partive politike me të cilët trajtoi të gjitha çështjet e lidhura me zgjedhjet.

Në raportin e bërë publik sot theksohet se situata politike në Shqipëri ështe e tendosur dhe ka një atmosferë polarizimi në rritje, mungesë besimi mes palëve dhe shfaqje ashpërsie mes partive politike.

Kjo gjendje vlerësohet nga raporti si shkak dhe pengesë për realizimn e procesit të reformës zgjedhore. Mosfunksionimi i komisionit parlamentar të reformës dhe vonesat që kanë pasuar në përgatitjen e zgjedhjeve mund të rrezikojnë ecurinë pozitive që Shqipëria kishte nisur në vitet e shkuara. Eshtë shqetësuese thekson raporti se politikanët shqiptarë të të dy krahëve po perceptohen se po ringjallin praktikat e së shkuarës ku interesat partiake vihen mbi ato kombëtare për realizimin e zgjedhjeve sipas rekomandimeve ndërkombëtare

Raporti vë re me shqetësim vonesat në ngritjen e komisioneve të qeverisjes vendore që duhet të ishte realizuar që në muajin gusht, apo dhe në hartimin e listave të votuesve. Për këto të fundit shprehet një shqetësim i vecantë. Vonesat janë të konsiderueshme dhe procesi është bllokuar pasi nuk janë kryer ndryshimet e duhura në kuadrin ligjor, konstatojnë ekspertët e OSBE/Odihr-it. Koha e mbetur për hartimn e tyre cilsohet si në raport si një sfidë.

Duke parë situatën që i paraprin zgjedhjeve vendore hartuesit e raportit rekomandojnë që t’u kërkohet vendeve anëtare të OSBE-së një mision afatgjatë vëzhguesish prej 30 ekspertësh që të jenë në Shqipëri të paktën 6 javë përapara zhvillimit të tyre dhe një msion tjetër afatshkrutër prej 400 vzhguesish që të ndjekin procedurat e votimit dhe numërimit ditën e zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG