Lidhje

Vlera e dollarit bie në nivelin më të ulët prej 19 muajsh në krahasim me Euron


Vlera e dollarit në krahasim me euron ra sot në nivelin më të ulët të 19 muajve të fundit. Në disa transaksione, një euro u ble me më shumë se 1 dollar e 30 centë. Dollari ra edhe në krahasim me monedhat e tjera kryesore. Analistët thonë se dollari është dobësuar për shkak të ngadalësimit të ekonomisë amerikane. Në të njëjtën kohë, Banka Qenrore Evropiane ka lënë të kuptohet se mund të ngrejë interesin në përpjekje për të luftuar inflacionin. Rritja e përqindjes së interesit bankar i bën monedhat më tërheqëse për investitorët, prandaj ata shesin dollarë dhe blejnë euro. Kërkesa e fortë për euron e rrit çmimin e saj, përkundrazi kërkesa e ulët për dollarin ul çmimin e tij.

XS
SM
MD
LG