Lidhje

Serbi: Arrestohet një i akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit Xhinxhiç


Një person i arratisur, i cili është akuzuar për vrasjen e kryeministrit reformist të Serbisë, Zoran Xhinxhiç para 3 vjetësh, u arrestua në Beograd.

Policia e kryeqytetit serb njoftoi se Aleksandër Simoviç u arrestua sot në një ndërtesë apartamentesh në zonën e re të komplekseve të banimit.

Simoviç dyshohet të jetë anëtar i klanit të paligjshëm Zemun. Deri tani, ai ishte gjykuar në mungesë nën akuzat për vrasjen e zotit Xhinxhiç përpara selisë së qeverisë serbe në mars të vitit 2003.

Gjithsejt 13 veta janë akuzuar për vrasjen e ish kryeministrit serb. Shtatë prej të akuzuarve u kapën menjëherë madje edhe janë gjykuar. Pesë të dyshuar nuk janë kapur ende, mes tyre edhe vëllai i Simoviçit, Millos.

XS
SM
MD
LG