Lidhje

Nënpresidenti Dik Çejni ndodhet për vizitë në Arabinë Saudite


Nënpresidenti amerikan Dik Çejni ndodhet në Arabinë Saudite ku do të zhvillojë bisedime lidhur me një numër çështjesh, përfshirë edhe mënyrat për të ndalur dhunën sektare në Irak.

Zoti Çejni pritet t’u kërkojë zyrtarëve sauditë të përdorin ndikimin e tyre ndaj pakicës suni në Irak për të ndihmuar në stabilizimin e vendit. Zyrtarët amerikanë thonë se qeveria saudite ka qenë një aleate e fortë në rajon.

Bisedimet e nënpresidentit me Mbretin Abdullah do të përqëndrohen gjithashtu edhe në konfliktin izraelito-palestinez dhe në gjendjen në Liban.

Të mërkurën, Presidenti Bush do të fillojë bisedime me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki lidhur me gjendjen e sigurisë në Irak.

Administrata e Presidentit Bush po shqyrton strategjinë e saj në Irak me shpresën për të ndalur shkallëzimin e dhunës sektare dhe sulmet ndaj forcave të koalicionit. //ze//

XS
SM
MD
LG